• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ministri Mucunski priti në takime të veçanta u.d. ambasadorin bin Hamad Al Tani dhe ambasadorin Burshakov

Ministri Mucunski priti në takime të veçanta u.d. ambasadorin bin Hamad Al Tani dhe ambasadorin Burshakov

Shkup, 22 prill 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në takime të veçanta priti ushtruesin e detyrës në ambasadën e Katarit në Shkup, Sheik Jasim bin Hamad Al Tani dhe ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Shkup, Satibaldi Burshakov.

Në takimin me ushtruesin e detyrës në ambasadën e Katarit në Shkup, Sheik Jasim bin Hamad Al Tani, u konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore mes dy vendeve, duke theksuar përkushtimin e përbashkët për dinamizimin e dialogut politik dhe shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë.

Në pjesën e bashkëpunimit dypalësh, bashkëbiseduesit e theksuan nevojën e thellimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, si dhe rritjen e vëllimit të investimeve direkte grinfild dhe braunfild të Katarit në vendin tonë.

 

Në takimin me ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Shkup, Satibaldi Burshakov, bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve janë të mira, duke theksuar nevojën e thellimit të tyre të mëtejshëm, veçanërisht në sferën ekonomike, si dhe forcimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh në të ardhmen.

Gjithashtu u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm në nivel shumëpalësh dhe mbështetjen e ndërsjellë të kandidaturave brenda organizatave ndërkombëtare. Ministri Mucunski dhe ambasadori Burshakov shkëmbyen mendime edhe për çështje të tjera aktuale me interes të përbashkët, duke shprehur besimin se bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve do të vazhdojë me intensitet të shtuar. ls/

Foto: MPJdheTJ

QËNDRONI TË LIDHUR