• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministrja Trençevska në konferencë rajonale në Gjenevë

Ministrja Trençevska  në konferencë rajonale në Gjenevë

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska e kryeson delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjenevë. Delegacioni do të marrë pjesë në Konferencën rajonale të UNECE/UNFPA - "Popullata dhe zhvillimi: Garantimi i të drejtave dhe zgjedhjes".

Konferenca, siç njoftoi MPPS, duhet të kontribojë ndaj vlerësimit të progresit në zbatimin e planit të veprimit, të krijuar në Konferencën ndërkombëtare për popullatë dhe zhvillim në pjesën e Komisionit ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën, si dhe Agjendës për zhvillimin e qëndrueshëm prej vitit 2023. Vëmendja do jetë në aktivitetet kyçe për implementim dhe do të përgjigjet në probleme më të gjera politika të lidhura me tre tema kryesore: dinamika e popullsisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm, familja dhe marrëdhëniet intime dhe shëndeti riprodhues gjatë jetës dhe pabarazitë, përfshirja sociale dhe drejtësitë.

Trençevska do të mbajë fjalim në sesionin plenar, i cili është në kuadër të konferencës.

Përveç pjesëmarrjes aktive në konferencë, u planifikua që ministrja Trençevska të realizojë dy takime biraterale me drejtoreshën ekzekutive të UNFPA-së, Dien Keita dhe me ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Sociale të Moldavisë, Aleksei Buzu. ss/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR