• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministrja Shukova siguron se për momentin nuk ka indikacione për ndotjen e ujit të pijshëm nga sistemi i Rashqes

Ministrja Shukova siguron se për momentin nuk ka indikacione për ndotjen e ujit të pijshëm nga sistemi i Rashqes

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Kaja Shukova informoi se për momentin nuk ka indikacione për çfarëdo lloj ndotje të ujit të cilin shkupjanët e shfrytëzojnë për pierje nga sistemi i Rashqes. 

Ministrja sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për situatën me Rashqen pas kinse videove sipas të cilave derdhen ujra të ndotur, tha se nuk është e njohtuar me videot, por se për çdo indikacion inspektorati menjëherë del në teren. 

"Për momentin nuk ka të dhëna të tilla që sistemi është i rrezikuar. Ne kryejmë kontrolle të rregullta. Ne jemi vazhdimisht në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor. Çdo tregues për ndonjë ndotje nxirret menjëherë nga një inspektor mjedisor për inspektim. Nëse ka kushte, ato riparohen menjëherë. Ne kryejmë kontroll të rregullt. Inspektorati kryen kontroll të rregullt. Ne i përgjigjemi të gjitha raportimeve si nga qytetarët ashtu edhe nga komunat, varësisht se për çfarë problemi bëhet fjalë", siguroi ministri.

Informoi se me drejtoreshën nuk ka pasur komunikim në këtë temë. 

"Të them të drejtën, nuk i kam parë ato xhirime, po dëgjoj nga ju. Megjithatë, Inspektorati Shtetëror na informon rregullisht për çdo problem të tillë. Nuk kam pasur asnjë komunikim me drejtorin për këtë temë. Nëse ka diçka të tillë, mendoj se Inspektorati do të bëjë inspektim dhe nëse kemi informata shtesë do ta informojmë opinionin", deklaroi Shukova. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR