Ministrja Kostadinova-Stojçevska në vizitë në Krivogashtani
- Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinova-Stojçevska sot do ta vizitojë komunën Krivogashtani, ku do të realizojë takim me kryetarin Nikolçe Miskoski.

Shkup, 24 korrik 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinova-Stojçevska sot do ta vizitojë komunën Krivogashtani, ku do të realizojë takim me kryetarin Nikolçe Miskoski.
"Gjatë vizitës Kostadinovska-Stojçevska do të njihet me projektin investues për adaptim me shndërrimin e sallës komunale në sallë multifunksionale për realizimin e aktiviteteve dhe manifestimeve kulturore", paralajmëroi Ministria e Kulturës.
Realizimi i projektit mbështetet me mjete nga grantet kapitale të Ministrisë së Kulturës të destinuara për njësitë e vetëqeverisjes lokale. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s