• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrja Janevska uron Ditën ndërkombëtare të studentëve

Ministrja Janevska uron Ditën ndërkombëtare të studentëve

Shkup, 17 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska ka uruar Ditën ndërkombëtare të studentëve, 17 Nëntorin, duke theksuar se për Qeverinë aktuale, përkrahja e arsimit dhe përmirësimi i standardeve për studentët janë një prioritet i lartë.

"Kemi dëshmuar se jemi të fokusuar te studentët në 4 muajt e fundit, ndërsa unë siguroj se kështu do të mbetet edhe në 4 vitet e ardhshme. Është intensive komunikimi me organizatat studentore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është partneri i tyre dhe së bashku i tejkalojmë sfidat që i tangojnë. Ata marrin pjesë në krijimin e ndryshimeve në sistemin e arsimit të lartë, gjë që duhet të ndodhë", ka publikuar Janevska në faqen e saj në Fejsbuk.

Ajo ka thënë se që kur ka qenë ministre në këtë dikaster, kanë pranuar disa kërkesa të studentëve me të cilat ata marrin më shumë të drejta dhe mundësi.

"U kemi mundësuar edhe studentëve të vitit të parë që të aplikojnë për racion studentor të subvencionuar në shtator dhe ta shfrytëzojnë atë nga 1 tetori. Kemi lehtësuar kriteret e aplikimit për bursat dedikuar për studentët e regjistruar në programet studimore për kuadër mësimdhënës, sepse në të kaluarën kishte dispozita ku këto bursa mbetën të pashfrytëzuara. U kemi mundësuar studentëve me studime universitare trevjeçare të aplikojnë për bursa për ciklin e dytë të studimeve në shtet. Nuk ishte kështu më parë. Kemi filluar një rikonstruuim të thellë të konvikteve shtetërore të studentëve ku në dy prej tyre aktivitetet janë duke u intensifikuar", thekson ministrja në postim.

Ajo porosit se te të rinjtë është ardhmëria dhe se atyre do t’u sigurohen kushte më të mira për arsim dhe punë në vendin e tyre.

Foto: Vesna Janevka në Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR