• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministrja Janevska u takua me Metju Lonson, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar

Ministrja Janevska u takua me Metju Lonson, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vend Metju Lonson.

Siç informoi MASH, në takim u potencua bashkëpunimi i suksesshëm mes dy vendeve, si dhe mbështetjen e dhënë nga qeveria britanike në procesin e avancimit të sistemit arsimor kombëtar.

"Ministrja Janevska e njoftoi ambasadorin Loson për prioritetet e Qeverisë në fushën e arsimit, duke potencuar se sigurimi i cilësësië së mësimdhënies dhe teksteve shkollore për të gjithë nxënësit në shkollat ​​fillore dhe të mesme është fokus kyq. Ju rikjujtojmë se  me improvizimet nuk mund të sigurohet sistem arsimor cilësor, të gatshëm për t'iu përgjigjur sfidave të kohëve modernе", njoftoi MASH.

Në takim, shtohet në kumtesë, u theksuan bursat e deritanisme për studentë nga vendi, përmes bursave Qiving të qeverisë britanike "për të cilat egziston interesim i madh tek studentët maqedonas". fc/

Fotografia: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

QËNDRONI TË LIDHUR