• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrja Janevska në ngjarje kushtuar transformimit digjital të universiteteve shtetërore

Ministrja Janevska në ngjarje kushtuar transformimit digjital të universiteteve shtetërore

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Në hapësirat e INNO FEIT sot në organizim të Forumit për ndryshime arsimore dhe platforma për digjitalizim të universiteteve shtetërore #DigiU, do të mbahet ngjarje me titull "Rruga drejt transformimit digjital të universiteteve shtetërore - Dialog ndërmjet institucioneve kompetente, universiteteve dhe kuvendeve studentore".

 Qëllimi i ngjarjes, siç kumtuan organizatorët, është t'i mbledhë rektorët e të gjitha universiteteve shtetërore, përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Komisionin për Arsim dhe Shkencë pranë Kuvendit, si dhe përfaqësues të kuvendeve studentore, për të diskutuar së bashku për sfidat e digjitalizimit dhe të propozojnë rekomandime për përshpejtimin e këtij procesi.

Në tryezën e rrumbullakët me temën "Rruga drejt transformimit të Universiteteve shtetërore", është njoftuar pjesëmarrja e Blendi Hodait, përfaqësues i #DigiU dhe drejtor ekzekutiv i FECH, Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës, Dejan Mirakovski, rektor i UGD Shtip, Biljana Angelova rektore e USHCM Shkup, Izet Zeqiri, rektor i UNT Shkup, Igor Nedellkovski, rektor i USHKO Manastir, pastaj Dijana Ilievska, deputete dhe anëtare e Komisionit për Arsim dhe Shkencë, Aleksander Nikollovski, kryesues i Organit studentor nacional, si dhe Aleksandar Karatosho, përfaqësues i #DigiU.  sa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR