• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministrja e Mbrojtjes ka ngritur padi kundër Kovaçkit, do të kërkojë procedurë të hapur për publikun

Ministrja e Mbrojtjes ka ngritur padi kundër Kovaçkit, do të kërkojë procedurë të hapur për publikun

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Gjithçka që Kovaçki ka thënë deri më tani janë të pavërteta, ndoshta unë kam arsyetim për sulmet ndaj meje, por nuk mund të gjej sqarim dhe arsyetim për sulmet ndaj ish kolegëve të tij pjesëtarë të Armatës të cilët kanë zgjedhur ta mbajnë uniformën dhe të punojnë për interesat e shtetit, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. 

Ajo në konferencën e sotme për media duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se kundër tij ka ngritur padi, për të cilin proces do të kërkojë transparencë për publikun.

"Si ministre e Mbrojtjes kam detyrim moral që të kundërshtoj gjithçka që ishte thënë nga ai. T'i akuzoni ish kolegët e juaj se po vjedhin, se ishin arrestuar, se i shkaktojnë dëm imazhit të shtetit, prej sot e tutje nuk kam për qëllim të përgjigjem në asnjë pyetje të tij, sepse nuk meriton vëmendje. Në këtë dosje fshihet barra e të kaluarës së tij, e cila e vret thellë, unë nuk jam pjesë e të kaluarës së tij, atë që ai e ka bërë është vendim i tij dhe për këtë duhet t'i bart pasojat. Për fat të keq kjo dosje është e klasifikuar, por ja e nxit, le të thotë vetë", deklaroi Petrovska. 

Dragan Kovaçki është ish kolonel i ARM-së, ndërsa tani deputet dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR