• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrja e Jashtme e Rumanisë Odobesku për vizitë në Shkup

Ministrja e Jashtme e Rumanisë Odobesku për vizitë në Shkup

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme e Rumanisë, Luminita Odobesku, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Siç kumtoi MPJ, në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale, mbështetja e Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, partneriteti në kuadër të NATO-s, si dhe ngjarje të tjera aktuale në fushën e politikës së jashtme.

U planifikua që ministrat do të nënshkruajnë Plan Veprimi për Bashkëpunim ndërmjet Ministrive të Jashtme të të dyja vendeve si dhe Protokoll për bashkëpunim në fushën e Arsimit.

Gjatë qëndrimit në Shkup, ministrja Odobesku do të takojë edhe përfaqësues të tjerë të kreut shtetëror. bsh/

Foto: Qeveria e Rumanisë

QËNDRONI TË LIDHUR