• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministrja daneze për Çështje evropiane, Mari Bjere për vizitë pune në Maqedoni

Ministrja daneze për Çështje evropiane, Mari Bjere për vizitë pune në Maqedoni

Shkup, 17 qershor 2025 (MIA) - Ministrja për Çështje Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, Mari Bjere nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni. Vizita është në prag të kryesimit danez të Këshillit të BE-së.

Bjere do të takohet me homologun e tij nga Maqedonia, ministrin për Çështje evropiane, Orhan Murtezani me çka është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp. Siç informon kabineti i Murtezanit, bisedimet midis dy delegacioneve do të përqendrohen në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet bilaterale, prioritetet rreth reformave dhe sfidat aktuale rajonale dhe gjeopolitike.

Pas vizitës në Ministrinë e Çështjeve evropiane, Bjere do të realizojë takim edhe me përfaqësuesit e Komisionit për Çështje evropiane në Kuvend.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR