• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrja Bozhinovska në takim me përfaqësues të ambasadës së SHBA-së

Ministrja Bozhinovska në takim me përfaqësues të ambasadës së SHBA-së

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) - Forcimi dhe zgjerimi i infrastrukturës ekzistuese të gazsjellësit, përgatitjet rreth projekteve të ardhshme energjetike dhe situata në shoqëritë aksionare shtetërore SHA EMV dhe SHA MEPSO kanë qenë në fokus të bisedimeve mes ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe përfaqësuesve të ambasadës së SHBA-së në Shkup. 

Në takim, siç informojnë nga Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale, në të cilën morën pjesë shefi i sektorit ekonomik Rakan Miller dhe Jordan Damçevski, ekonomisti i lartë në ambasadë u shqyrtuan edhe mundësitë për shfrytëzimin e potencialeve energjetike të Maqedonisë me theks në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

"Projekte të reja dhe diversifikimi i plotë i portofolit të kompanive tona energjetike, konsolidimi dhe forcimi i performancës së tyre janë synimet kryesore që ne jemi të vendosur t'i zbatojmë. Synojmë për një sektor të fuqizuar, modern dhe të besueshëm të energjisë elektrike, të gatshëm për sfidat e ardhshme që vijnë me tranzicionin e gjelbër", tha Bozhinovska. 

Në takim është biseduar edhe për vizitën e punës së ministres Bozhinovska në SHBA në fillim të shtatorit, gjatë së cilës, siç thuhet në komunikatën e sotme, duhet të ketë takime të nivelit të lartë. qa/

Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

QËNDRONI TË LIDHUR