Ministrja Bozhinovska merr pjesë në Forumin për integrimin e tegut të energjisë elektrike në Bruksel
- Përpjekjet dhe sfidat për integrimin e plotë të vendeve-anëtare të Komunitetit energjetik në tregun e energjisë elektrike të BE-së do të jenë tema kryesore e Forumit për Integrimin e tregut të energjisë elektrike (EMIF), që do të mbahet sot në Bruksel, ndërsa në të cilin do të marrin pjesë edhe ministrja e Energjetikës, Mminierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:38, 20 maj, 2025
Bruksel, 20 maj 2025 (MIA) - Përpjekjet dhe sfidat për integrimin e plotë të vendeve-anëtare të Komunitetit energjetik në tregun e energjisë elektrike të BE-së do të jenë tema kryesore e Forumit për Integrimin e tregut të energjisë elektrike (EMIF), që do të mbahet sot në Bruksel, ndërsa në të cilin do të marrin pjesë edhe ministrja e Energjetikës, Mminierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska.
Siç theksohet në paralajmërimin e mbledhjes, megjithëse ky integrim përfaqëson një prioritet politik shumëvjeçar dhe është arritur përparim i konsiderueshëm, bëhet gjithnjë më e qartë se afati fillestar për integrim nuk do të përmbushet.
Si hap kyç i ardhshëm në këtë drejtim konsiderohet miratimi i planit për ndërlidhjen e tregut, pas së cilës aktivitetet e para nga operatorët e tregut të energjisë elektrike nga Komuniteti energjetik priten në tremujorin e fundit të vitit 2026, nëse më parë plotësohen të gjitha parakushtet.
Çështjet kryesore që do të diskutohen në Forum lidhen me pengesat e mbetura politike për integrimin e plotë të tregut, aktivitetet e mundshme të përbashkëta për përshpejtimin e këtij procesi, përfitimet për konkurrueshmërinë e Evropës nga integrimi i mëtejshëm i tregjeve të energjisë elektrike dhe ndikimi i Mekanizmit për rregullimin e kufijve për karbonin (CBAM) mbi importin dhe eksportin e energjisë elektrike ndërmjet vendeve të BE-së dhe Komunitetit energjetik
Organizatorët e Forumit janë Bursa Alpe-Adriatiko-Danubiane (ADEX), e cila është bursa e parë rajonale e energjisë elektrike në Evropën Qendrore dhe Juglindore, më pas Asociacioni i Bursave Evropiane të Energjisë (Europex), si dhe Partia Popullore Evropiane (EPP).
EMIF është konceptuar si një platformë unike për nxitjen e perspektivës politike për integrimin e tregut rajonal të energjisë elektrike dhe për përmirësimin e dialogut mes palëve të interesuara dhe vendimmarrësve. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s