• e hënë, 01 korrik 2024

Ministria izraelite e Mbrojtjes: Që nga fillimi i luftës në Gazë kemi marrë 200 aeroplanë me ndihmë ushtarake nga SHBA-ja

Ministria izraelite e Mbrojtjes: Që nga fillimi i luftës në Gazë kemi marrë 200 aeroplanë me ndihmë ushtarake nga SHBA-ja

Jerusalem, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Izraeli njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë dërguar më shumë se 10 mijë tonë pajisje ushtarake armatës izraelite në 200 aeroplanë të mallrave nga 7 tetori, kur filluan sulmet mbi Rripin e Gazës, informuan mediat turke.

Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi se në vend ka mbërritur aeroplani i 200-të i mallrave me pajisje ushtarake për armatën izraelite nga SHBA-ja.

Dërgesat, të mundësuara me përpjekjet e misionit amerikan për furnizim në lidhje me Ministrinë izraelite të Mbrojtjes, thuhet se janë "me rëndësi të madhe".

Në këtë kontekst, në kumtesë bëhet e ditur se "më shumë se 10 mjë tonë pajisje ushtarake i janë dërguar armatës izraelite nga 7 tetori, kur filloi lufta në Gazë", duke përfshirë automjete të blinduara, armë, pajisje për mbrojtje personale, materiale medicinale, municion dhe më shumë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR