• e mërkurë, 12 shkurt 2025

Ministria e Transportit: NP Rrugët e Maqedonisë në vazhdimësi e ndjek situatën në rrugët shtetërore dhe reagojnë në mënyrë adekuate me gjithë mekanizmin në teren

Ministria e Transportit: NP Rrugët e Maqedonisë në vazhdimësi e ndjek situatën në rrugët shtetërore dhe reagojnë në mënyrë adekuate me gjithë mekanizmin në teren

Shkup, 12 janar 2025 (MIA) – NP për Mirëmbajtje të Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale – Rrugët e Maqedonisë, me mekanizmin e plotë dhe fuqinë e punës është në teren dhe në vazhdimësi po kryen pastrimin e rrugëve shtetërore, njoftuan nga Ministria e Transportit. 
 
Gjithashtu, bëhet e ditur në kumtesë, në dispozicion janë vendosur edhe “persona të tretë” (kompani të cilat bashkëpunojnë me NP Rrugët e Maqedonisë) dhe të njëjtët janë përfshirë në pastrimin e borës në rrugët magjistrale dhe rajonale. 

Nga Ministria e Transportit u bëjnë thirrje të gjithë shoferëve që t’i respektojnë dispozitat ligjore për qarkullim në kushte dimërore dhe të posedojnë pajisje dimërore për automjetet, të drejtojnë me kujdes veturat dhe ta respektojnë sinjalizimin e vendosur në komunikacion, si dhe t’i respektojnë rekomandimet e shërbimeve për qarkullim. 

“Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore me mbetje të borës në rrugë dhe për këtë bëjmë thirrje që të ndiqet gjendja e motit dhe të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë me kohë të informohen nga shërbimet e komunikacionit për kushtet në rrugët shtetërore”, thuhet në kumtesë. 

Shtohet se NP Rrugët e Maqedonisë në vazhdimësi e ndjek situatën në rrugët shtetërore dhe reagojnë në mënyrë adekuate me të gjithë mekanizmin në dispozicion në teren. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR