Ministria e Sportit do ta paguajë preminë reprezentacionit të basketbollit të RMV-së për vendin e parë në KE (18) nga Divizioni B
- Ministri i Sportit, Borko Ristovski ka nënshkruar vendim, me të cilin reprezentacionit të basketbollit të të rinjve të RMV-së do t'i paguhet premia prej tre milionë denarëve të ndarë për vendin e parë të fituar në Kampionatin evropian të të rinjve (lojtarë deri në 18 vjeç) nga devizioni B që u mbajt nga 26 korriku deri më 4 gusht të vitit 2024 në Shkup.
Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Sportit, Borko Ristovski ka nënshkruar vendim, me të cilin reprezentacionit të basketbollit të të rinjve të RMV-së do t'i paguhet premia prej tre milionë denarëve të ndarë për vendin e parë të fituar në Kampionatin evropian të të rinjve (lojtarë deri në 18 vjeç) nga devizioni B që u mbajt nga 26 korriku deri më 4 gusht të vitit 2024 në Shkup.
"Me nismë të kryetarit të Qeverisë, Hristian Mickoski, Qeveria mori vendim me të cilën e angazhoi Ministrinë e Financave që të sigurojë mjete financiare në vlerë prej tre milionë denarëve të Ministrisë së Sportit, ndërsa Ministria e Sportit përmes Federatës së basketbollit të Maqedonisë së Veriut këto mjete t'i shpërndajë në shtabin profesionist dhe për basketbollistët në reprezenacionin e të rinjve (U18), thuhet në kumtesën e Ministrisë së Sportit. mb/
Foto: Ministria e Sportit