• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Shëndetësisë: Petliçkovski edhe më tej e kryen funksionin e kryetarit të Komisionit për Sëmundje Infektive

Ministria e Shëndetësisë: Petliçkovski edhe më tej e kryen funksionin e kryetarit të Komisionit për Sëmundje Infektive

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA)  - Dr. Aleksandar Petliçkovski nuk është shkarkuar nga funksioni i kryetarit të Komisionit për Sëmundje Infektive, informon Ministria e Shëndetësisë.

 "Dr. Petliçkovski është kryetar aktual i Komisionit, i cili do të mbetet edhe më tej ta kryejë detyrën si edhe deri më tani. E njëjta gjë mund të vërtetohet edhe me dokumentacion përkatës", theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

 Një pjesë e mediave sot kanë raportuar se ministri i ri i Shëndetësisë Ilir Demiri e ka shkarkuar Petliçkovskin nga funksioni i kryetarit të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR