• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Shëndetësisë e Libanit: 23 të vrarë në sulmet e sotme ajrore izraelite

Ministria e Shëndetësisë e Libanit: 23 të vrarë në sulmet e sotme ajrore izraelite

Bejrut, 25 shtator 2024 (MIA) – Numri i të vrarëve nga sulmet e sotme ajrore izraelite ndaj Libanit u rrit në 23, njoftoi Ministria e Shëndetit Publik të Libanit. 

Shumica e të vrarëve janë regjistruar në jug të vendit: Katër janë në Xhun, tre në Ain Kana, dy në Tibnin dhe tre në Bint Xhbeil. 

Edhe tre u vranë në fshatin malor Majsra, në veri të Bejrutit. Në ndërkohë, katër persona u vranë në, siç e quajti ministria, “sulme të njëpasnjëshme ajrore izraelite” në qytetet në rajonin Baalbek – Hermel në luginën Beka në Libanin lindor.

Dhjetëra persona janë plagosur në sulmet. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR