• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministria e Shëndetësisë, e Financave dhe FSSH-ja të dorëzojnë propozim zgjidhje për furnizim me terapi për pacientët me fibrozë cistike

Ministria e Shëndetësisë, e Financave dhe FSSH-ja të dorëzojnë propozim zgjidhje për furnizim me terapi për pacientët me fibrozë cistike
Shkup, 1 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme të 122-të e shqyrtoi Informacionin nga Ministria e Shëndetësisë për nevojën e sigurimit të mjeteve financiare shtesë për ISHP Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, për furnizim me terapi për pacientët me fibrozë cistike. 
 
Siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, është konkluduar që Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor të mbajnë mbledhje koordinuese, me qëllim të dorëzimit të propozim zgjidhjes. 
 Qeveria në mbledhjen e sotme solli Vendim për dhënien e lejes për Vendimin për zgjerimin e veprimtarisë së Institucionit Shëndetësor Publik Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "8 Shtatori" - Shkup për realizimin e kujdesit specialist - konsultativ dhe  spitalor në nivel dytësor nga lëmia e onkologjisë dhe radioterapisë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR