• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Shëndetësisë: Do të konstatohen shkaqet për vdekjen e foshnjës 14-muajshe

Ministria e Shëndetësisë: Do të konstatohen shkaqet për vdekjen e foshnjës 14-muajshe

Shkup, 5 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë kumtoi se do të inicojë komision për mbikëqyrje profesionale në Klinikën universitare prë sëmundje respiratore tek fëmijët në Kozle dhe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, në mënyrë që të konstatohen shkaqet për vdekjen e foshnjës 14-muajshe, e cila vdiq sot në mëngjes në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.

"Në lidhje me rastin e foshnjës së ndjerë 14 muajshe, e sjellë herët në mëngjesin e sotëm në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, nga Klinika informojnë se ai është shtruar në spital me infeksion të rëndë respirator, gjendje të rëndë të përgjithshme dhe funksione të dëmtuara vitale. Ka pasur një përkeqësim të shpejtë të gjendjes dhe me vështirësi në frymëmarrje.
Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion, pas së cilës do të përcaktohet shkaku i vdekjes", Ministria e Shëndetësisë.

Inspektorati sanitar dhe shëndetësor, në përputhje me kompetencat e veta, do të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në objektet shëndetësore ku më parë është trajtuar foshnja e ndjerë, përkatësisht: ISHP Klinika Universitare për sëmundje të frymëmarrjes te fëmijët në Kozle, ku ishte trajtuar më parë dhe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, ku ishte shtruar dhe ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit.

"Për të konstatuar të vërtetën për lëshimet e mundshme në mjekim, mbikëqyrja do të bëhet në prani të personave përgjegjës të objekteve shëndetësore si dhe mjekëve që kanë marrë pjesë në ofrimin e mëparshëm të kujdesit shëndetësor.
Në lidhje me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë do të iniciojë edhe një komision për mbikëqyrje profesionale në të dy institucionet shëndetësore.  Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve për këtë humbje", ceket në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR