• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Shëndetësisë do të furnizojë sisteme moderne për matjen e glukozës në gjak

Ministria e Shëndetësisë do të furnizojë sisteme moderne për matjen e glukozës në gjak

Shkup, 18 prill 2023 (MIA) - Qeveria, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, në seancën e sotme të 147-të e shqyrtoi dhe e miratoi Informaconin për dhënien e pëlqimit, për marrjen e obligimeve për pagesën e së cilës nevojitet përdorim të mjeteve buxhetore në tre vitet e ardhshme, të Ministrisë së Shëndetësisë, për furnizim të sistemit për ndjekje  (monitorim)  të glukozës.

Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, bëhet fjalë për një sistem për ndjekje (monitorim) të glukozës, të bazuar në sensorë, të destinuar për pacientët me diabet tip 1, për periudhën prill  të vitit 2023 deri në prill të vitit 2025. 

 "Sigurimi i një sistemi të tillë pr ndjekje (monitorim) të glukozës (CGMs) për më  të rinjtë me diabet në shtet,  do të ndihmojë për një matje të thjeshtë dhe 24-orë, pa dhimbje, të matjes së  glicemisë, që sipas së theksuarës në Informacinin e Ministrisë së Shëndetësisë, kontribuon për kontroll dukshëm më të mirë të glicemisë dhe reduktim të rreziqeve të komplikimeve afatgjata. Gjithashtu, në sigurimin e këtij sistemi (CGMs),  është paraparë të përfshihen edhe gratë shtatzëna, personave të verbër dhe personat me sëmundje shoqëruese në fazën më të avancuar", theksohet në kumtesën e Qeverisë. ar/


Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR