Ministria e Shëndetësisë demanton se sot "dikush është penguar të raportojë profesionalisht"
- Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë pretendimet se sot është organizuar ngjarje në Klinikën e Pulmologjisë dhe se gjoja “dikush është penguar të raportojë profesionalisht”.
- Post By Fitore Curri
- 17:02, 23 shtator, 2025
Shkup, 23 shtator 2025
Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë pretendimet se sot është organizuar ngjarje në Klinikën e Pulmologjisë dhe se gjoja “dikush është penguar të raportojë profesionalisht”.
Përkundrazi, në interes të transparencës, me kërkesë të një mediumi (MIA), ministri Aliu dhe drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, dr. Zafirovski, dhanë informacion mbi skriningun dyditor që do të zhvillohet në Trubarevë.
Ministria e Shëndetësisë mbetet e hapur dhe transparente për bashkëpunim me mediat, të cilat janë partneri ynë në përcjelljen e informacionit të saktë dhe në kohë.
Ministria e Shëndetësisë
___________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Arkivi i MIA-s