• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministria e Kulturës publikoi Udhëzuesin për aplikim në konkurset vjetore për projekte me interes kombëtar

Ministria e Kulturës publikoi Udhëzuesin për aplikim në konkurset vjetore për projekte me interes kombëtar

Shkup, 21 tetor 2023 (MIA) - Udhëzues për aplikim në konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në sfera të veçanta dhe aktivitete kulturore për vitin 2024, ka publikuar Ministria e Kulturës.

Siç informon ministria, në konkurset për vitin 2024 do të mbështeten projekte që janë në funksion të zhvillimit, promovimit dhe afirmimit të kulturës dhe prioritetet kryesore për çdo aktivitet apo fushë mbeten të njëjta: cilësi, inovacion, kreativitet.

Edhe këtë vit, regjistrimi elektronik realizohet tërësisht përmes Portalit kombëtar për shërbime elektronike.

Konkursi është në rrjedhë, ndërsa afati i fundit për aplikim në konkurset vjetore skadon më 6 nëntor 2023 në orën 12:00.

"Për këtë qëllim, si përkujtim për aplikimin dhe për të lehtësuar procedurën për regjistrim elektronik, kemi përgatitur një udhëzues që përbëhet nga: një prezantim dhe një video-animacion që qytetarëve do t’ua lehtësojë procedurën duke shpjeguar hapat se si më lehtë të paraqiten në sistem. Procedura për aplikim në Konkurset vjetore është: qasja në Sistemin për paraqitje (SEN) https://uslugi.gov.mk përmes linkut "Paraqitu", përditëso profilin e përdoruesit (https://etu.uslugi.gov .mk/ pages/home), kontrollit nëse profili i përdoruesit është përditësuar, zgjedhja e personit juridik apo fizik dhe zgjedhja e aktivitetit (zgjedh zonën për aplikim, kushtoni vëmendje nëse është për person juridik apo fizik dhe shkruani të dhënat që kërkohen, pra plotësimi i aplikacionit). Pasi të futen të dhënat, klikohet butoni "Dërgo". E kontrolloni aplikacionin që ka përpiluar sistemi dhe  e dorëzoni aplikacionin. Më pas shfaqet aplikacioni i plotë për konkursin vjetor dhe pasi të shtypni "Konfirmo" ju drejton në hapin tjetër, ngarkimin e dokumenteve. Për një aplikim të suksesshëm, pasi të keni bashkangjitur dokumentet, shtypni “Dorëzo dokumentet” për të cilin do të merrni konfirmim", thekson ministria.

Ndihmë për pjesën e aplikacionit në aspekt profesional, përdoruesit mund të kërkojnë në departamentet e Ministrisë së Kulturës. Kontaktet me persona të caktuar sipas zonave dhe adresat e tyre elektronike janë të publikuara në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës (kultura.gov.mk).

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR