• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Kulturës ka formuar ekip që do të punojë në Sallën Universale

Ministria e Kulturës ka formuar ekip që do të punojë në Sallën Universale

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Rikonstruimi i Sallës Universale në Shkup tashmë ka filluar, por ka hasur në pengesa me dokumentacionin projektues në korrik të vitit 2021, theksoi në konferencën e sotme për shtyp kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Pikërisht për shkak të këtyre pengesave, shtoi ajo, është përfshirë edhe Ministria e Kulturës. 

"Edhe këtë procedurë, e cila është në fazën e tremujorit të fundit të realizimit, Ministria duhet vetëm ta përfundojë dhe më pas të fillojë procedurën e re, që është rregullimi i brendisë së vet objektit. Kështu që, ky është projekt i filluar, vetëm po vazhdon me zbatimin e tij dhe në kuadër të dinamikës së përcaktuar më parë, besoj se do të përfundojë me kohë", tha Arsovska. 

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska theksoi se kur të marrin dokumentacionin e plotë dhe vendimin nga Qyteti i Shkupit, një ekip do të punojë në të, i cili tashmë është formuar nga Departamenti për investime kapitale dhe bashkëpunëtorë të jashtëm.

"Do ta shikojnë projektin dhe do të vendosin se si do të vazhdohet më tej, respektivisht do të veprojmë sipas dinamikës që është përcaktuar, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme, si mbikëqyrja gjatë rikonstruksionit dhe çdo gjë tjetër që përfshin që Salla Universale të rikonstruktohet. Në atë ndihmë, që ka ofruar Qeveria, gjegjësisht në garancinë për Shkupin 2028, nuk janë paraparë mjete për rindërtimin e Sallës Universale, sepse ato mjete tani janë në Qytetin e Shkupit në llogari të veçantë, të cilat ne, në pajtim me dokumentacionin, do t'i tërhiqim në llogari të veçantë buxhetore të Ministrisë së Kulturës", thotë Kostadinovska-Stojçevska.

Në korrik të këtij viti, Këshilli i Qytetit të Shkupit pranoi iniciativën për dorëzimin e përkohshëm të ingerencave për rindërtimin e Sallës Universale tek Ministria e Kulturës. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR