• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Kulturës: Do të paguhen të gjitha obligimet ndaj filmit të Maqedonisë deri në fund të vitit

Ministria e Kulturës: Do të paguhen të gjitha obligimet ndaj filmit të Maqedonisë deri në fund të vitit

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Kulturës nuk ka prekur asnjë shkurtim të buxhetit në kulturë dhe aq më pak në buxhetin e Agjencisë së Filmit, informoi sot Ministria kompetente, lidhur me informacionin pas një letre të dërguar nga një grup punonjësish të filmit në Ministrinë e Kulturës përmes së cilës ata, sipas tyre, shprehin reagimin për uljen e buxhetit të planifikuar vjetor për aktivitetin filmik, siç thonë "pa njoftim paraprak dhe pa konsultim nga Agjencia e Filmit".

"Aktualisht në procedurë kuvendore është miratimi i vendimit për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet përdoruesve buxhetorë dhe fondeve. Pas miratimit të tij, deri në fund të vitit buxhetor, Ministria e Kulturës do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet për shlyerjen e detyrimeve sipas marrëveshjeve të lidhura, përfshirë edhe ato ndaj Agjencisë së Filmit", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Zhvillimi i industrisë së filmit të Maqedonisë në kohën kur filmat maqedonas dhe veçanërisht regjisorët e rinj arrijnë suksese të mëdha ndërkombëtare, nënvizohet, është një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës.

Ministria e Kulturës u bën apel punojësve filmik që të mos bien pre e spekulimeve, informacioneve të paverifikuara, të pavërtetave, manipulimeve dhe thashethemeve.

"Agjencia e filmit ka nënshkruar kontratat për realizimin e projekteve filmike dhe në këtë mënyrë ka marrë obligime ndaj ekipeve të shumta autoriale. Ministria e Kulturës deri në fund të vitit do t'i servisojë të gjitha mjetet e nevojshme financiare  ndaj Agjencisë së Filmit, në mënyrë që ajo të kryejë pa probleme pagesat sipas kontratave të tyre", njoftoi Ministria. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR