• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministria e Kulturës dhe Turizmit: Memorandumi për mirëkuptim me Këshillin Britanik është platformë për zhvillim të ekonomisë kulturore

Ministria e Kulturës dhe Turizmit: Memorandumi për mirëkuptim me Këshillin Britanik është platformë për zhvillim të ekonomisë kulturore

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe drejtoresha e Zyrës së Këshillit Britanik për Ballkanin Perëndimor, Kler Sirs, sot nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për periudhën 2024 – 2027, i cili është hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të bashkëpunimit në sferën e artit, kulturës dhe ekonomisë kreative, informojnë sot nga Ministria e Kulturës. 

Me nënshkrimin e Memorandumit, thonë nga atje, riafirmohet partneriteti 30-vjeçar dhe miqësia mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa me këtë edhe mundësia për qasje më të madhe në programet e Këshillit Britanik në vendin tonë dhe fushatave të përforcuara për afirmimin e tyre. 

“Nënshkrimi i këtij memorandumi është konfirmim për marrëdhëniet e mira mes zyrës së Këshillit Britanik dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Bashkëpunimi do të mundësojë shkëmbim të njohurive dhe përvojave, si dhe realizim të projekteve të ndryshme të cilat do ta rrisin ndikimin e ekonomisë kreative dhe do ta pasurojnë ofertën kulturore në vend”, tha ministri Lutkov. 

Ai ka shprehur bindje se Memorandumi do të hapë mundësi të reja për shkëmbim kulturor dhe bashkëpunim ndërmjet artistëve dhe theksoi se ai do të jetë platformë për inovacione dhe kreativitet, ndërsa kjo, sipas tij, do të kontribuojë për përmirësim të dialogut kulturor dhe zhvillim të skenës kulturore lokale. Bashkëpunimi i tillë do tu mundësojë artistëve që të lidhen, të shkëmbejnë ide dhe të marrin pjesë në projekte ndërkombëtare.  

Me Memorandumin është paraparë që të zbatohen projekte dhe aktivitete në sferat e ardhshme: ndërtimi i kapaciteteve për profesionistë, film, muzikë, arte vizuale, teatër, lojëra, teknologji, trashëgimi kulturore, dizajn, arkitekturë, modë dhe botime. 

Drejtoresha Sirs pret nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim dhe rolin e Këshillit Britanik që të kontribuojnë për thellimin e lidhjeve kulturore dhe për rritjen e nismave për realizim të projekteve të rëndësishme. 

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vend, Methju Loson, i cili mori pjesë në nënshkrimin, tha se ky dokument është hap i rëndësishëm për bashkëpunim afatgjat dhe produktiv mes të dyja vendeve. 

Pritjet janë se Memorandumi do të kontribuojë për thellimin e lidhjeve kulturore dhe për rritjen e nismave të përbashkëta. fc/

Fotografia: Ministria e Turizmit dhe Kulturës

QËNDRONI TË LIDHUR