• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministria e Energjisë dhe BERZH i finalizojnë projektet strategjike për vitin 2026

Ministria e Energjisë dhe BERZH i finalizojnë projektet strategjike për vitin 2026

Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, Sanja Bozhinovska realizoi takime pune me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në të cilin u konfirmua fokusi i përbashkët i fortë në përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe përshpejtimi i proceseve reformuese në vend.

Në takime, siç citohet në kumtesën e Ministrisë, është biseduar për disa projekte strategjike që do të fillojnë në vitin e ardhshëm, mes të cilave edhe projekti për sisteme energjetike të baterive me kapacitet prej 300 MWh.

"BERZH mbetet njëri nga partnerët tanë më të rëndësishëm në sektorin enegjetik. Në takim ramë dakord për finalizimin e disa projekteve të rëndësishme strategjike për vitin 2026, mes të cilave edhe projekti për sisteme energjetike të baterive të EMV me kapacitet të përgjithshëm prej 300 MWh. Ky projekt është i rëndësishëm për stabilitetin dhe fleksibilitetin e sistemit elektroenergjetik", ka theksuar ministrja Bozhinovska.

Në takim është biseduar edhe për hapat e ardhshëm në përgatitjen për vendosjen e modelit ESCO në vend. Të dyja palët i kanë shqyrtuar zonat e mundshme për pilot-projekte dhe modelin e bashkëpunimit institucional që do të sigurojë implementim të pashqyrtuar.

Modeli ESCO është një model afarist/financiar ku kompania - ESCO - investon në infrastrukturë për kursime energjetike.

"Modeli - ESCO është një mundësi e re për qytetarët, institucionet dhe gjithë modelin e sistemit i cili jep rezultate reale.  Qëllimi ynë është të krijojmë kornizë të qartë, procedura të parashikueshme dhe gatishmëri për vendosjen e tij graduale", ka theksuar ministrja.

Ministria e Energjetikës dhe BERZH u dakorduan në periudhën e ardhshme të vazhdojnë me përgatitjen e përbashkët teknike, me fokus të qartë drejt sigurimit të kushteve për realizimin e shpejtë dhe të suksesshëm të projekteve që drejtpërdrejtë do ta përforcojnë sigurinë energjetike të vendit. sa/

Foto: Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para 

QËNDRONI TË LIDHUR