• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministria e Energjetikës: Paguhen mjetet për përfituesit e programit të mëparshëm për subvencione

Ministria e Energjetikës: Paguhen mjetet  për përfituesit e programit të mëparshëm për subvencione

 Shkup, 13 gusht 2025 (MIA) - Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale muajin e kaluar filloi me pagesën e mbështetzjes financiare për përfituesit e programit të mëparshëm për subvencione.

Mjetet, siç theksohet në komunikatëe Ministrisë, u janë paguar 311 familjeve me një ose më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 94 familjeve kujdestare. Pagesa është bërë për muajt mars, prill, maj, qershor dhe korrik. 

Menjëherë janë transferuar mjetet për muajt mars, prill, maj dhe qershor. Nëse mjetet e transferuara mbulojnë shumën e faturës për energji elektrike, pjesa e mbetur transferohet në muajin pasardhës dhe regjistrohet në llogari si parapagim.

 Ministria informon se janë në vijim aplikimet për dy programe për mbështetjeje financiare.

 Çdo familje që do të përzgjidhet, theksohet në komunikatën e Ministrisë, do të marrë një kondicioner inverter të blerë dhe të instaluar me fuqi prej 3.5 kW dhe klasë energjie të paktën A+, si pjesë e masave për efikasitet energjetik dhe ulje të shpenzimeve për energji.

 Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që plotësojnë kushtet të aplikojnë në kohën e duhur dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të ulur shepnzimet për energji elektrike.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR