• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Ekonomisë propozon heqjen e energjisë elektrike të subvencionuar për industrinë ushqimore

Ministria e Ekonomisë propozon heqjen e energjisë elektrike të subvencionuar për industrinë ushqimore

Shkup, 24 shkurt 2023 (MIA) - Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar në Qeveri Propozim-vendim për heqjen e masës për energji elektrike të subvencionuar për kompanitë nga industria ushqimore.

Siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, sipas analizave të tyre, një numër i madh i kompanive që shfrytëzuan energjinë elektrike të subvencionuar nga “EVM Shitje” me çmim prej 80 euro për megavat orë, nuk i kanë ulur çmimet e produkteve bazë ushqimore.

Në bazë të analizave dhe të dhënave nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, propozimi i Ministrisë së Ekonomisë është që të hiqet masa për të gjitha kompanitë e sektorit ushqimor.

"Masa e subvencionuar e energjisë elektrike prej 80 euro për megavat orë për kompanitë prodhuese të produkteve bazë ushqimore ishte e vlefshme nga 1 dhjetori 2022 deri më 30 prill 2023. Masa vlen për kompanitë që prodhojnë vaj ushqimor, bukë dhe produkte furre, miell, qumësht dhe produkte qumështi, industrinë e mishit dhe shpendëve", citohet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Qëllimi i kësaj mase, siç bëjnë me dije nga Ministria, ishte që kompanitë nga sektori i ushqimit të ulin çmimet e produkteve bazë ushqimore. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR