• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Drejtësisë: Reformat në gjyqësor nuk janë vetëm prioritet kombëtar, por edhe pjesë e integrimit tonë evropian

Ministria e Drejtësisë: Reformat në  gjyqësor nuk janë vetëm prioritet kombëtar, por edhe pjesë e integrimit tonë evropian

 Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - E ardhmja jonë duhet të bazohet në ndërtimin e një gjyqësori të fuqishëm, të pavarur dhe modern i cili do t'i përmbushë pritjet e qytetarëve tanë dhe do të jetë në hap me vlerat evropiane. Sundimi i ligjit është shtylla bazë mbi të cilën mbështetet çdo shoqëri moderne dhe reformat janë parakusht për ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, thonë nga Ministria e Drejtësisë, me rastin e 25 Tetorit - Ditës Evropiane të Drejtësisë.

 Në urimin nga Ministria theksojnë se në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të nevojës për ndryshime serioze në sistemin gjyqësor, të cilat, siç thonë ata, janë një nga parakushtet kryesore për progres në proceset evropiane. Nga aty theksojnë se Bashkimi Evropian e ka të qartë - nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për drejtësinë.

 "Ne, nuk mund të presim prosperitet ekonomik, kohezion social dhe stabilitet pa një sistem gjyqësor të drejtë dhe të pavarur. Sigurisht, reformat në gjyqësor nuk nënkuptojnë vetëm ndryshimin e ligjeve. Ato përfshijnë edhe ndryshimin e kulturës së punës së institucioneve gjyqësore. Është i nevojshëm edukimi i vazhdueshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve, vendosja e teknologjive të reja për efikasitet më të mirë, por edhe forcimi i mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies", thuhet në kumtesën e MD-së.

 Shtojnë se këto reforma nuk janë vetëm prioritet kombëtar, por janë edhe pjesë e integrimit tonë evropian.

 Njëzet e pesë tetori është Dita Evropiane e Drejtësisë Civile, e cila festohet çdo vit në vendet evropiane. Qëllimi i shënimit të saj në të gjitha vendet evropiane është që drejtësia të afrohet te qytetarët dhe njohja e tyre me zbatimin e saj.

 Foto: Ministria e Drejtësisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR