Ministria e Drejtësisë punon në sjelljen e ndryshimeve të Kodit zgjedhor, por nevojitet konsensus më i gjerë politik, thotë Dereban
- Për momentin jemi duke punuar në sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit zgjedhor, megjithatë për atë nevojitet edhe konsensus më i gjerë politik. Po punohet në atë temë dhe pres se në periudhën e ardhshme do të tejkalohet ai problem, deklaroi zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban, pasi që kohë më parë Gjykata kushtetuese me vendim të shumicës së gjykatësve i hoqi dispozitat kontenstuese nga ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor, me të cilat ishte rritur pragu për grumbullim të nënshkrimeve për kandidatët dhe listat e pavarura që planifikojnë të marrin pjesë në zgjedhje.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:18, 22 maj, 2025
Shkup, 22 maj 2025 (MIA) - Për momentin jemi duke punuar në sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit zgjedhor, megjithatë për atë nevojitet edhe konsensus më i gjerë politik. Po punohet në atë temë dhe pres se në periudhën e ardhshme do të tejkalohet ai problem, deklaroi zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban, pasi që kohë më parë Gjykata kushtetuese me vendim të shumicës së gjykatësve i hoqi dispozitat kontenstuese nga ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor, me të cilat ishte rritur pragu për grumbullim të nënshkrimeve për kandidatët dhe listat e pavarura që planifikojnë të marrin pjesë në zgjedhje.
Dereban konfirmoi se Gjykata kushtetuese nuk ka kompetencë ligjore ta kthejë gjendjen e kaluar lidhur me Kodin zgjedhor, duke potencuar se kompetencë të tillë ka vetëm Kuvendi.
"Për momentin, si Ministri e Drejtësisë punojmë edhe në sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit zgjedhor, megjithatë siç e dini, për atë nevojitet edhe konsensus më i gjerë politik. Po punohet në atë temë dhe pres që në periudhën në vijim të tejkalohet ai problem",d eklaroi zëvendësministri i Drejtësisë pas konferencës lidhur me përgjegjësinë për të drejtat e njeriut në Shkup.
I pyetur se si do të rregullohen ndryshimet, duke pasur parasysh rekomandimet se gjashtë muaj para zgjehdjeve duhet të përfundohet e tërë procedura, Dereban u përgjigj se edhe më parë ka pasur raste të këtilla kur ishin sjellë ndryshimet ligjore.
Gjykata kushtetuese me vendim të shumicës së gjykatësve më 20 maj i hoqi dispozitat kontestuese nga ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjehdor, duke vlerësuar se janë bërë në procedurë të shkurtuar, jo transparente, pa debat publik dhe diskutim në mbledhje kuvendore, mu para mbajtjes së zgjedhjeve në vitin 024, që paraqet dyshim se këto ndrshime në thelb janë bërë kryesisht në interes të partive politike me qëllim të vetëm që të ulet numri i kandidatëve të pavarur mu në fillim të garës zgjedhore.
Në mbledhje u hoqën nenet 17 dhe 18 nga Kodi zgjedhor, me të cialt u rrit pragu për grumbullim të nënshkrimeve për kandidatë dhe lista të pavarura që planifikojnë të marrin pjesë në zgjedhje.
Dispozitat ligjore, për të cilat më 26 shkurt të këtij viti Gjykata kushtetuese inicoi procedurë, do të thonë se kanddiatët dhe listat e pavarura të gjinden në fletëvotim, duhet të grumbullohen nënshkrime prej një për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në njësinë konkrete zgjedhore (nëse bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare) apo komunë (nëse bëhet fjalë për zgjedhjet lokale).
Është kontestuar përqindja në nenet 17 dhe 18 nga Kodi zgjedhor. Me ato nene u imponua obligimi që grupi i votuesve të mbledhin së paku 1 për qind të nënshkrimeve nga votuesit e regjistruar në ekstraktin e Kodit zgjedhor për kandidatë për kryetarë komune apo këshiltlarë në komuna apo ndërkaq për deputetë në Kuvend. Me nenin 17 është ndryshuar neni 61 paragrafi 1 i Kodit zgjedhor, kështu që nëse paraprakisht ishin të mjaftueshme 1.000 nënshkrime për kandidaturë, tani me ndryshimet e kontestuara, parashtruesit e listës për kandidatë për deputetë nga grupi i votuesve, morën obligim të grumbullojnë së paku 1 për qind të nënshkrimeve nga votuesit e regjistruar në ekstraktin e Kodit zgjedhor në njësinë zgjedhore. Me nenin 18, ndërkaq, është ndryshuar neni 62 paragrafi 1 i Kodit zgjedhor, me çka grupi i votuesve të regjistruar të grumbullojnë së paku 1 për qind të nënshkrimeve nga votuesit e regjistruar në ekstraktin e Listës zgjedhore për komunë apo Qytetin e Shkupit.
Parashtrues të nismës ishin Liljana Popovska dhe të tjerë, si grup i qytetarëve, përmes ndihmësit, zyra e avokaturëls Petrusheva nga Shkupi.
Ndryshimet e tilla u votuan më 7 mars 2024 dhe duhej të vlenin për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në tetor të këtij viti. ab/
Foto: МIА Arkivi