• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministria e Drejtësisë: Ligji për personat e paevidentuar në Librin amë të të lindurve, së shpejti në Kuvend

Ministria e Drejtësisë: Ligji për personat e paevidentuar në Librin amë të të lindurve, së shpejti në Kuvend
Shkup, 12 prill 2023 (MIA) - Ministria e Drejtësisë, bashkë me deputetë të Kuvendit, Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë, organizata joqeveritare dhe ndërkombëtare, (OSCE & UNHCR), përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, sot e realizuan me sukses punëtorinë dyditore, ku përpiluam propozim ndryshimin dhe plotësimin final të ligjit për personat e paevidentuar në librin amë të të lindurve. 
 
Këto ndryshime ligjore, bëjnë të ditur nga Ministria, janë harmonizuar dhe dakorduar me të gjitha subjektet dhe do të përcillen për procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 
 
"Me miratimin e këtij ligji Maqedonia e Veriut bën një hap shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e saj evropian dhe bëhet vendi i parë në Evropë që zgjidh problemin e kahmotshëm të personave të paevidentuar. 
Përgatitja e ligjit për personat e paevidentuar në Librin amë është një shembull i vendosshmërisë së Ministrisë së Drejtësisë për të ndihmuar këtë kategori të personave", thuhet në kumtesë.
 
Qëllimi i ligjit është që personat e paevidentuar të evidentohen në një Libër amë të veçantë në mënyrë që të furnizohen me certifikatë dhe një dokument identifikimi për të realizuar të drejtën e tyre të shkollimit, përkujdesjes sociale dhe shëndetësore.
 
"Presim që ndryshimet ligjore së shpejti ta kalojnë procedurën parlamentare dhe të miratohen", thonë nga Ministria. fc/
 
Fotografia: Ministria e Drejtësisë
 
 
 
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR