• e premte, 20 dhjetor 2024

Ministri Tripunovski nënshkroi marrëveshje me Institutin Shkencor për Duhan - Prilep për shfrytëzimin e mbështetjes financiare prej mbi 25 milionë denarë

Ministri Tripunovski nënshkroi marrëveshje me Institutin Shkencor për Duhan - Prilep për shfrytëzimin e mbështetjes financiare prej mbi 25 milionë denarë

Shkup, 12 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në hapësirat e Ministrisë, nënshkroi marrëveshje me përfaqësuesit e Institutit Shkencor për Duhan - Prilep për shfrytëzimin e mbështetjes financiare për blerjen dhe vendosjen e pajisjeve për kultivimin e mbyllur të fidanëve të duhanit në serra për prodhimin e farave të duhanit në vlerë prej 25.500.000 denarë, njofton MBPEU.

Mbështetja financiare jepet në masën 100 për qind të vlerës për blerjen dhe instalimin e pajisjeve për kultivimin e mbyllur të fidanëve të duhanit në serra për prodhimin e farave të duhanit, duke përfshirë zhvillimin dhe rishikimin e projektit bazë për instalimin e serrës, e cila nuk mund të përbëjë më shumë se 10 për qind të vlerës së investimit, në vlerë prej jo më shumë se 25.500.000 denarë me TVSH, prej të cilave vlera maksimale për zhvillimin e projektit bazë është deri në 2.550.000 denarë me TVSH.

"Me këtë marrëveshje për shfrytëzimin e mbështetjes financiare duam të ndihmojmë Institutin Shkencor për Duhan - Prilep, sepse është i lidhur ngushtë me ndërmarrjet për prodhimin dhe përpunimin e duhanit", theksoi Tripunovski.

Ai shtoi se përmes bashkëpunimit me Institutin Shkencor për Duhan - Prilep do të shfrytëzohen aktivitete konkrete për zgjidhjen e problemeve në prodhimtarinë e duhanit. sa/

Foto: MBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR