• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri Spasovski u takua me kolegun slloven, Poklukar

Ministri Spasovski u takua me kolegun slloven, Poklukar

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë qëndrimit në Lubjanë realizoi takim me kolegun e tij slloven, Boshtjan Poklukar, pas çka vijoi takim bilateral mes delegacionit të Maqedonisë së Veriut dhe të Sllovenisë, kumtoi MPB.

Poklukar i uroi mirëseardhje të ngrohtë ministrit Spasovski dhe delegacionit të Maqedonisë së Veriut dhe shprehu mirënjohje të madhe në emër të tij personal dhe në emër të popullit slloven për gjestin human të ndihmës që u dërgua nga RMV-ja gjatë përmbytjeve katastrofike që përfshinë Slloveninë në muajin gusht.

“Më gëzon fakti që edhe me këtë rast mund të shpreh bindjen time që qëndrimi i Republikës së Sllovenisë në raport me Republikën e Maqedonisë së Veriut është i qartë – ka mbështetje gjithëpërfshirëse, të vazhdueshme dhe parimore për procesin integrues të vendit tonë në BE. Kjo mbështetje është përsëritur vazhdimisht nga miqtë tanë nga Sllovenia, e cila mbron perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha strukturat e BE-së dhe në konsultimet bilaterale me vendet e treta”, tha ministri Spasovski

Sllovenia, tha ai, në mënyrë aktive mbështet përfshirjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin dhe strategjinë e re të BE-së, mbështet aktivitetet që synojnë stabilizimin e përhershëm të rajonit dhe integrimin e tij në BE, dhe të dy vendet bashkëpunojnë me sukses në kornizën e nismave rajonale".

Duke theksuar se prioritetet themelore të politikës së jashtme së Republikës së Maqedonisë së Veriut përputhen me angazhimet e Republikës së Sllovenisë për promovimin dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore, Spasovski shtoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm i suksesshëm po arrihet në kuadër të Iniciativës së Evropës Qendrore.

“Siç e dini, rajoni vazhdon të përballet me shumë sfida të sigurisë, nga të cilat do të veçoja tregtinë e paligjshme të drogës, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit radikal, krimin financiar dhe të gjitha llojet e krimit të organizuar, gjë që, nga ana tjetër, na si Ministrat na imponon të kenë bashkëpunim të drejtëpërdrejtë dhe të ngushtë ndërmjet dy ministrive tona si në planin dypalësh ashtu edhe në atë rajonal. Parandalimi i migracionit ilegal dhe menaxhimi i flukseve migratore në përgjithësi janë tema që janë në qendër të diskutimit në të gjitha ngjarjet e mëdha, si në nivel ekspertësh ashtu edhe në atë strategjik, dhe jam i bindur në këtë drejtim, se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të arrihet zgjidhje e problemit të përbashkët”, tha Spasovski.

Duke iu rikthyer bashkëpunimit dypalësh, Spasovski falënderoi kolegun e tij Poklukar dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë për përgjigjen pozitive në letrën zyrtare me të cilën kërkohej mbështetje për Departamentin e Njësive të Aviacionit në formë të donacionit të pjesëve për helikopterë, e cila finalizohet sot me nënshkrimin e Memorandumit për sigurimin e ndihmës zhvillimore ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sllovenisë për Departamentin e Njësive të Aviacionit.

“Në të njëjtin drejtim të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë, dëshiroj të propozoj riaktualizimin e negociatave, dhe më tej nënshkrimin dhe më e rëndësishmja, zbatimin e Memorandumit për bashkëpunim në fushën e trajnimeve të përbashkëta, i cili do të fuqizojnë kapacitetet e nëpunësve policorë dhe do të kontribuojë në rrjetëzimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e përvojave”, tha Spasovski. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR