Ministri Spasovski për vizitë pune në MPB-në e Republikës së Austrisë
- Post By Sara Ademi
- 15:28, 22 nëntor, 2022

Shkup, 22 nëntor 2022 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot dhe nesër do të kryesojë delegacionin e MPB-së në qëndrim pune në Austri.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot ministri Spasovski do të ketë takim me përfaqësues të Asociacionit Kishtar "Shën Naum i Ohrit".
Spasovski nesër do ta vizitojë Ministrinë e Punëve të Brendshme të Austrisë, në të cilën do të ketë takim bilateral me homologun austriak Gerhard Karner, pas së cilës, siç është paralajmëruar, do të vijojë një deklaratë e përbashkët për media. sa/