• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri Spasovski në Bukuresht do të marrë pjesë në Takimin e 23-të të Komitetit të Ministrave të Konventës për Bashkëpunim Policor në EJL

Ministri Spasovski në Bukuresht do të marrë pjesë në Takimin e 23-të të Komitetit të Ministrave të Konventës për Bashkëpunim Policor në EJL

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski prej sot deri pasnesër do ta udhëheq delegacionin e MPB-së në Bukuresht, ku do të marrë pjesë në Takimin e 23-të të komitetit të Ministrave të Konventës për Bashkëpunim Policor në Evropën Juglindore me temën "Parandalimi i kontrabandës së emigrantëve dhe ndikimi i luftës në Ukrainë ndaj bashkëpunimit policor".

Spasovski, siç informon MPB, gjatë qëndrimit të punës në Bukuresht do të realizojë disa takime dypalëshe, ndër të cilat me përfaqësuesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Informatikë (DG Digit), Sofi Devleshuver, me zëvendëskryeministrin dhe ministër për Punë të Brendshme të Rumanisë, Marjan Katalina-Predoju dhe me drejtorin e përgjithshëm të Qendrës  për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEK), Oguz Serkan Akin. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR