• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi, merret në pyetje në SPAK

Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi,  merret në pyetje në SPAK

Tiranë, 5 mars 2024 (MIA) - Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi, sot dy orë ishte marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, njoftuan mediat.

Ai iu përgjigj fletëthirrjes për t’u paraqitur në SPAK por nuk dihet pse prokurorët special e kanë thirrur, edhe pse besohet se është në lidhje me skandalin "Silikon Miks" në kohën kur Peleshi ishte ministër i Bujqësisë.

Në vitin 2019, Top Çenël ka denoncuar se si një sasi e madhe pesticidi me emrin "Silicon Mix" po shitej ne Shqipëri si pleh kimik. Por vetë fermerët e blinin atë për të vrarë insektet që dëmtonin qershitë. "Silicon Mix" ishte bllokuar nga AKU, por me një urdhër të Peleshit, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat.

Peleshi, i cili është ministër aktual i Mbrojtjes, paraprakisht e ka kryer funksionin e zëvendëskryeministrit në periudhën e vitit 2013-2017, nërsa nga shtatori i vitit 2017 deri në janar të vitit 2019, ishte ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. sa/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR