• e enjte, 22 janar 2026

Ministri Sali mori pjesë në samitin në Davos dhe në takimin e liderëve 2026

Ministri Sali mori pjesë në samitin në Davos dhe në takimin e liderëve 2026

Shkup, 22 janar 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Samitin e Davosit dhe në Takimin e Liderëve 2026, një platformë kyçe për dialog dhe bashkëpunim global.

Siç informojnë nga kabineti i ministrit të Çështjeve Evropiane, ai mori pjesë në dy panele tematike: njëri "Klima, Konfliktet dhe Kujdesi", ku u theksua rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar; dhe i dyti "Ballkani – Historia, Stabiliteti dhe e Ardhmja", ku u diskutuan sfidat rajonale, integrimi evropian dhe zhvillimi ekonomik si shtylla për paqe dhe stabilitet afatgjatë.

Gjatë qëndrimit të tij, Sali zhvilloi takime me përfaqësues politikë, liderë të biznesit dhe media nga e gjithë bota, duke diskutuar mundësi bashkëpunimi, partneriteti dhe zhvillimet politike dhe ekonomike të rajonit, me fokus të veçantë në Maqedoninë e Veriut. fc/

Foto: Kabineti i ministrit të Çështjeve Evropiane

 

QËNDRONI TË LIDHUR