• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministri për Transformim Digjital për vizitë në Estoni

Ministri për Transformim Digjital për vizitë në Estoni

Shkup, 17 nëntor 2024 (MIA) - Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski në tre ditët e ardhshme do të realizojë vizitë pune në Talin të Estonisë.

Siç ka kumtuar Ministria, në kuadër të vizitës, me ftesë të Akademisë estoneze për e-qeverisje, Andonovski do të jetë një nga folësit kryesor në samitin më të madh të digjitalizimit - Tallinn Digital Summit (https://www.tds.icds.ee/).

Andonovski do të mbajë fjalim në panelin me titull "Rezistenca kibernetike dhe partneritetet me Ballkanin Perëndimor: Teknologjia dhe menaxhimi digjital", ku do të flasë për të arriturat e Qeverisë së re në drejtim të shërbimeve të reja elektronike, përmirësimit të proceseve të menaxhimit dhe planeve dhe vizionet me strategjitë kombëtare për sigurinë kibernetike dhe për zhvillimin e TIK.

Në margjinat e Samitit, është planifikuar që Andonovski të zhvillojë takim dypalësh me ministren e Drejtësisë dhe Çështjeve digjitale të Estonisë, Liisa-Li Pakosta, si dhe me zëvendësministren për transformim digjital të Ukrainës, Valeria Ionan, theksohet në kumtesë.

Andonovski është i ftuar të marrë pjesë edhe në takimin formal të organizuar nga kryeministri i Estonisë, Kristen Mikal.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR