• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministri norvegjez ia dorëzoi dokumentet kryeministrit palestinez për njohjen e Palestinës

Ministri norvegjez ia dorëzoi dokumentet kryeministrit palestinez për njohjen e Palestinës

 Bruksel, 26 maj 2024 (MIA) - Ministri norvegjez i Punëve të Jashtme Espen Bart Eide sot në Bruksel ia dorëzoi dokumentet diplomatike kryeministrit palestinez Mohamed Mustafa, që është hapi i fundit i shtetit skandinav me qëllim të njohjes së Palestinës.

 Kryeministri Mustafa të hënën në kryeqytetin belg do të takohet me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe me përfaqësues të lartë të bllokut.

 Irlanda dhe Spanja, si dhe Norvegjia, kanë paralajmëruar njohjen e Palestinës, gjithashtu një hap historik pas më shumë se shtatë muajsh luftë kundër Hamasit në Gazë.

 Njohja zyrtare nga Norvegjia, Spanja dhe Irlanda, të cilat kanë marrëdhënie miqësore edhe me izraelitët dhe me palestinezët dhe kohë të gjatë angazhohen për një shtet palestinez, është planifikuar për të enjten.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR