• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Nikollovski në takim të rregullt me blerësit e duhanit në Prilep

Ministri Nikollovski në takim të rregullt me blerësit e duhanit në Prilep

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot në Kombinatin e duhanit - Prilep do të mbajë takim të rregullt me blerësit e duhanit.

Sipas Inspektoratit shtetëror bujqësor, blerja e duhanit nuk zhvillohet me dinamikën e dëshiruar. Deri më 3 shkurt janë blerë rreth 9.000 tonë me çmim mesatar prej 330 denarëve për kilogram, ndërsa vetëm një nga 10 kompanitë blerëse me aneks e ka rritur zyrtarisht çmimin në 365 denarë.

Drejtori i Inspektoratit, Jane Sankovski të shtunën nga Prilepi porositi që prodhuesit e duhanit të pranojnë vetëm anekse zyrtare për rritjen e çmimit të duhanit, të mos nënshtrohen në paralajmërime me gojë nga blerësit dhe çdo parregullsi ose keqpërdorim eventual ta denoncojnë, ndërsa blerësit i paralajmërojnë të dërgojnë anekse me shkrim për çmime të rritura blerëse të duhanit.

Blerja e duhanit ligjërisht do të zgjasë deri në fund të shkurtit. Rekolta vlerësohet në 13.000 deri në 15.000 tonë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR