• e martë, 26 nëntor 2024

Ministri Nikollovski do të ketë takim me bujqit nga Velesi

Ministri Nikollovski do të ketë takim me bujqit nga Velesi

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot do të ketë takim me bujqit nga Komuna e Velesit.

Nikollovski fillimisht do ta vizitojë digën Lisiçe ku është parashikuar realizimi i projektit për ndërtimin e gazpërçuesit për ujitje të sipërfaqeve bujqësore.

Pastaj në kompaninë "Kristal" do të ketë takim me bujqit prodhues të farave të lulediellit.

"Takime me bujqit, fitues të traktorëve, ministri Nikollvoski do të realizojë edhe në fshatrat Ivankovcë dhe Sojoklari", njoftoi MBPEU. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR