• e premte, 22 nëntor 2024

Ministri Nikolloski do të marrë pjesë në Forumin në Selanik për të ardhmen e transportit dhe infratsrukturës në EJL

Ministri Nikolloski do të marrë pjesë në Forumin në Selanik për të ardhmen e transportit dhe infratsrukturës në EJL

Athinë, 22 tetor 2024 (MIA) - Planet invstuese të Qeveerisë për zhvillim të infrastrukturës dhe sistemeve moderne infrastrukturore, pritet që t'i prezantjë zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski gjatë pjesëmarrjes së tij në "Forumin e dytë të Evropës Juglindore"  (Southeast Europe Connectivity Forum) që sot dhe nesër mbahet në Selanik, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç njoftuan nga Kabineti i tij, Nikolloski gjatë pjesëmarrjes, theks të veçantë do t'i vendos ndërtimit të rrjetit infrastrukturor dhe hekurudhës së shpejtë të Korridorit 10 si parakusht për ndërlidhje më cilësore me portin e Selanikut dhe transportin e shpejtë të mallrave dhe shërbimeve.

Sipas axhendës zyrtare, ministri do të marrë pjesë në diskutimin me kryetarin e Asociacionit të biznesit të Greqisë në Maqedonisnë e Veriut.

"Ndër folësit që marrin pjesë janë Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit i Maqedonisë së Veriut dhe Aris Vlahos, kryetar i Asociacionit të biznesit të Greqisë në Maqedoninë e Veriut, dhe pritet t'i analizojnë perspektivat e transportit të kombinuar në Evropën Juglindore. Me interes të veçantë është pjesëmarrja e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Hristos Stajkuras, lidhur me rolin e infrastrukturës si katalizator për zhvillimin ekonomik të rajonit, njoftuan organizatorët në njoftimin e forumit.

Në margjinat e forumit, është parashikuar që Nikolloski të realizojë takime dypalëshe me ministrin e Infrastruktuës dhe Transportit të Greqisë, Hristos Stajkuras me ministrin e detarisë Politikës së IIshujve, Hristos Stilianidis, si dhe me drejtorin ekzekutiv të Portit të Selanikut, Joanis Caras.

Organizatorët thanë se "në një epokë zhvillimesh të shpejta gjeopolitike dhe ekonomike, lidhja në rajonin e gjerë të Evropës Juglindore është një katalizator për zhvillimin ekonomik dhe të qëndrueshëm" dhe forumi synon të nxjerrë në pah aspektet kryesore të së ardhmes së transportit dhe infrastrukturës në rajon. 

Më tej organizatorët shtuan se diskutimet dhe udhëzimet nga forumi pritet të formësojnë lidhjet në transport dhe investime në rajon, duke krijuar perspektiva të reja për zhvillim dhe bashkëpunim rajonal.

Forumi organizohet nga Tsomokos Communications dhe partneri strategjik është Porti i Selanikut. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR