Ministri Murtezani për vizitë pune në Helsinki
- Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nesër për vizitë pune do të qëndrojë në Republikën e Finlandës.
- Post By Besnik Shuki
- 16:25, 21 nëntor, 2024
Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nesër për vizitë pune do të qëndrojë në Republikën e Finlandës.
Në kuadër të vizitës, ministri Murtezani do të zhvillojë takime me ministrin e Çështjeve Evropiane të Finlandës, Joakim Strand dhe ministren e Punëve të Jashtme, Elina Valtonen.
Në takime, siç kumtoi Ministria, do të diskutohen tema në kontekst të dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut, mbështetja finlandeze për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, avancimi i marrëdhënieve bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës, proceset reformuese në Maqedoninë së Veriut, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, veçanërisht përmes Tuining instrumentit. bsh/
Foto: MIA arkiv