• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Murtezani për vizitë pune në Austri

Ministri Murtezani për vizitë pune në Austri

 Shkup, 28 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani sot do të qëndrojë për vizitë të parë  zyrtare në Vjenë,  Austri, ku do të realizojë takim me ministren federale për BE dhe Kushtetutën e Austrisë, Karoline Edshtadler.

Në takimin në Vjenë, informian nga Ministria e Çështjeve Evropiane,  parashihet të diskutohen marrëdhëniet bilaterale, politika e zgjerimit të BE-së në kuadër të procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në atë kuadër  Ministri Murtezani do të informojë për Draft Agjendën e reformuese 2024-2027, e cila paraqet pako gjithëpërfshirëse dhe koherente të masave kuantitative dhe cilësore, për arritjen e qëllimeve për zvogëlimin e konvergjencës ekonomike. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR