• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Mucunski për vizitë zyrtare në Republikën Çeke

Ministri Mucunski për vizitë zyrtare në Republikën Çeke

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Me ftesë të homologut të tij çek Jan Lipavski ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Republikën Çeke.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, biseda kryesore e dy ministrave pritet të jetë perspektiva e procesit eurointegrues të vendit tonë, zbatimi i agjendës reformuese dhe në atë drejtim mbështetja e Republikës Çeke për dosjen evropiane të vendit tonë.

"Do të shqyrtohen edhe mundësitë për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme, me përpjekje të veçanta për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik. Të dy ministrat do të mbajnë edhe konferencë për media, ndërsa do të kenë edhe fjalë përshëndetëse në forumin e biznesit i cili organizohet në bashkëpunim me asociacionin tregtar çeko-maqedonas", thonë nga Ministria.

Përveç takimit me nikoqirin e tij, ministri Mucunski do të takohet edhe me ministrin për Çështje Evropiane, Martin Dvorzhak dhe ministrin për Industri dhe Tregti, Lukash Vlçek, si dhe me kryesuesin dhe anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin tonë dhe me kryetarin e Senatit, Millosh Vistrçill. Në kuadër të vizitës, është parashikuar ministri Mucunski të mbajë ligjëratë në University of New York në Pragë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR