Ministri Mucunski në Samitin e 19-të të Frankofonisë në Francë
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, i cili këtë vit mbahet nën moton "Krijo, inovo dhe bëj biznes në gjuhën frënge".
- Post By Melahat Baftija
- 11:13, 5 tetor, 2024
Shkup, 5 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, i cili këtë vit mbahet nën moton "Krijo, inovo dhe bëj biznes në gjuhën frënge".
Në Samitin e 19-të marrin pjesë më shumë se 100 shtete dhe qeveri dhe fokusi është te kreativiteti, inovacioni dhe aftësia për të bërë biznes në gjuhën frënge. Sesioni hyrës u zhvillua dje në Villers-Cotterêts.
Seanca plenare, seanca e mbyllur dhe ajo përfundimtare do të vazhdojnë sot në Pallatin e madh në Paris.
Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është një organizatë e bazuar në unitetin përmes gjuhës, por që shkon përtej gjuhës, është një bashkësi vlerash dhe një përkushtim ndaj shtetit të së drejtës dhe demokracisë. mb/
Foto: MIA