Ministri Mucunski në Hagë mori pjesë në aktivitetin kushtuar analizës së vendimeve kryesore të marra në Samitin e NATO-s
- Në margjinat e Samitit të NATO-s që dy ditët e fundit u mbajt në Hagë të Holandës, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski mori pjesë në një aktivitet kushtuar analizës së vendimeve kryesore të marra në takim.
- Post By Fami Bajrami
- 11:25, 26 qershor, 2025
Shkup, 26 qershor 2025 (MIA) - Në margjinat e Samitit të NATO-s që dy ditët e fundit u mbajt në Hagë të Holandës, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski mori pjesë në një aktivitet kushtuar analizës së vendimeve kryesore të marra në takim.
Në fjalimin e tij, ministri Mucunski theksoi se vendimet që marrim sot formësojnë të ardhmen nesër.

"Paqja nuk mbahet rastësisht, por përmes përgatitjes, unitetit dhe angazhimit të përbashkët për t'u përballur me sfidat", theksoi Mucunski.
Siç kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, fokusi i diskutimit ka qenë në bisedimet midis aleatëve mbi shpërndarjen e barabartë të përgjegjësive, nevojën për të rritur prodhimin industrial në mbrojtje, si dhe zhvillimin e inovacioneve digjitale në forcimin e aftësive mbrojtëse të Aleancës.
Foto: MPJTJ