• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Mucunski do të flasë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Ministri Mucunski do të flasë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të marrë pjesë dhe do të flasë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila do të mbahet nga 30 shtatori deri më 4 tetor 2024 në Strasburg.

Në vitin kur Këshilli i Evropës e shënon 75-vjetorin e themelimit të tij, ministri Mucunski, me ftesë të kryetarit të Asamblesë Parlamentare, Teodoros Rusopullos, siç bënë të ditur nga MPJ, do të flasë para delegacioneve parlamentare të vendeve anëtare të organizatës. 

Në fjalim, siç është paralajmëruar, ministri Mucunski do të flasë për krizat dhe sfidat aktuale me të cilat përballet kontinenti evropian, nga agresioni ushtarak ndaj Ukrainës, pasojat nga pandemia, kriza ekonomike, kthimi demokratik dhe rritja e ekstremizmit dhe dezinformatave, tregtisë me emigrantë, e deri në ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe teknologjive të reja.

Në kuadër të vizitës në Strasburg ministri Mucunski do të realizojë takim edhe me kryetarin e Asamblesë Parlamentare Teodoros Rusopullos, me sekretarin e ri të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alen Berse, si dhe me kryetarin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Marko Boshnjak. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR