Ministri Misajllovski dhe gjenerali Lafçiski për vizitë në Komandën për operacione të Armatës së Maqedonisë së Veriut
- Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot së bashku me shefin e Shtatëmadhorisë, gjeneral-majorin Sashko Lafçiski në kazermën e Kumanovës, "Boro Menkov" ka vizituar Komandën për operacione të Armatës së Maqedonisë së Veriut – komandë në përbërje të së cilës funksionojnë të gjitha llojet e gjinive dhe shërbimeve, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
- Post By Fami Bajrami
- 15:23, 9 prill, 2025

Shkup, 9 prill 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot së bashku me shefin e Shtatëmadhorisë, gjeneral-majorin Sashko Lafçiski në kazermën e Kumanovës, "Boro Menkov" ka vizituar Komandën për operacione të Armatës së Maqedonisë së Veriut – komandë në përbërje të së cilës funksionojnë të gjitha llojet e gjinive dhe shërbimeve, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
Gjatë vizitës, ministri u informua për aktivitetet e Komandës, si dhe për planet e ardhshme për zhvillim. Misajllovski tha se ndihet krenar për pjesëtarët të cilët janë pjesë e Komandës dhe njësitet brenda saj, pas çka shtoi se ata janë pasqyrë e vërtetë e profesionalizmit në Armatë dhe për përkushtimin ndaj sigurisë së qytetarëve.
"Ministria do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të mbështetur zhvillimin e Armatës, veçanërisht në procesin e modernizimit dhe pajisjes", potencoi ministri në takimin e përbashkët.
Së bashku me ministrin Misajllovski dhe shefin e Shtatmadhorisë, gjeneralin Lafçiski, Komandën për operacione e vizituan edhe zëvndës shefi, gjenerali Azim Nuredini dhe drejtori i Shtatëmadhorisë, gjenerali Orce Jordev, të cilët i priti komandanti i komandës, gjeneral i brigadës, Mirçe Gjorgoski.
Në strukturën e Komandës për operacione funksionojnë Brigada e parë e këmbësorisë, VING-u ajror, Batalioni i Policisë ushtarake, Batalioni për lidhje, Batalioni zbulues, Batalioni e Forcave speciale dhe Çeta për mbrojtje bërthamore, biologjike dhe kimike. rq/bsh/
Foto: MM