• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri Mexhiti e filloi aksionin e mbjelljes së pemëve në Komunën Likovës

Ministri Mexhiti e filloi aksionin e mbjelljes së pemëve në Komunën Likovës

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Në Komunën e Likovës në afërsi të Stacionit të filtrimit sot nënkryetari i parë i Qeverisë dhe mininistër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Izet Mexhiti, do ta fillojë aksionin e mbjelljes së pemëve, si pjesë e projektit për pyllëzimin e tokës së degraduar të terrene ekstrem të pavolitshme, me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 400 hektarë në gjithë shtetin.

Qëllimi i aksionit është ripërtëritja e fondit pyjor, mbrojtja e tokës nga erozioni në afërsi të një objekti të rëndësishëm strategjik kapital, siç është Liqeni i Likovës, përmes të cilit sigurohet furnzimi me ujë i kësaj komune.

Aktiviteti realizohet në kuadër të projektit që mbështetet financiarisht nga Fondi ekologjik global GEF 6, me një vlerë të përgjithshme prej 500 mijë dollarëve dhe zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për mjedis jetësor (UNEP).

Mbjellja e 800.000 fidanëve gjatë 24 muajve të ardhshëm, siç njofton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të bëhet së bashku me Ndërmarrjen Publike "Pyjet Kombëtare" në gjithsej pesë lokacione në Maqedoninë e Veriut: në afërsi të liqenit të Likovës, fshati Straçincë, Shën Nikollë, Demir Kapi dhe Gjevgjeli. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR